Google ADS

Dy persona në SHBA pinë dezinfektues për të parandaluar Covid-19

13:29 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Dy persona janë hospitalizuar, pasi pinë dezinfektues në përpjekje për të parandaluar Covid-19.

Pacientët, në Georgia të cilët kanë histori me probleme psikiatrike pritet të marrë veten shpejt, transmeton portali arbresh.info.

Gaylord Lopez, drejtori i Georgia Poison Center, tha se një burrë në të 50-at e tij, nga jug-perëndimi i Atlantës, ishte shtruar në spital pasi pretendoi se kishte pirë 473 mililitra zbardhues të shtunën.

Ai më vonë u transferua në një repart psikiatrik para se të lirohej nga spitali, raporton The Atlanta Journal-Constitution (AJC).

Lopez i tha gazetës: “Unë nuk njoh shumë pacientë që do të pinin 473 mililitra, por pastaj përsëri, është një pacient me histori psikike”.

Të nesërmen, një burrë në të 30-tat, nga Atlanta, raportohet se konsumoi një kombinim të produktit pastrimi Pine-Sol, shpëlarës të gojës, birrë dhe qetësues kundër dhimbjeve. Ai gjithashtu që nga ajo kohë është liruar.

Nuk është e qartë nëse ka ndonjë lidhje midis burrave që konsummuan dezinfektuesit dhe komenteve të bëra nga Donald Trump gjatë një konference shtypi javën e kaluar.

Presidenti amerikan kishte thënë nëse produktet shtëpiake të njohura për të vrarë koronavirusin mund të funksiononin brenda trupit të njeriut.

Trump më vonë tha se ai kishte bërë pyetjet në mënyrë sarkastike pasi ai u kritikua nga ekspertët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme