Google ADS

Atletico Madrid përgatit të shesë Thomas Partey, nëse ofrohet çmimi i duhur

12:53 | 29 Prill 2020
Arbresh Info

Atletico Madrid është i gatshëm ta shesë mesfushorin Thomas Partey gjatë verës, por vetëm nëse ofrohet çmimi i duhur.

Partey në muajt e fundit është i lidhur me kalimin te Arsenal, ndërsa edhe PSG është duke monitoruar situatën, transmeton portali arbresh.info.

Sipas SportsMole, shkaku i koronavirusit “Los Rijoblancos” janë duke shqyrtuar mundësinë qe ta shesin.

Thuhet se Atletico kërkon rreth 75 milionë euro, pavarësisht që klauzola e lojtarit është 50 milionë euro.

Në listen e shitjeve të Atletico-s ndodhet edhe Diego Costa e Thomas Lemar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme