Pothuajse 2300 punonjës shëndetësor, infermiere dhe mjekë nga institucionet e shëndetit publik në vend tre javë ishin pjesë e online trajnimeve interaktive nga programi “COVID 19 Response Training” të cilën e realizoi Ministria e Shëndetësisë.
Trajnimi u zhvillua nga “Project HOPE “së bashku me “Brown University” nga Shtetet e Bashkuara dhe bazohet në rekomandimet e OBSH-së për ballafaqim me përhapjen së sëmundjes dhe mbrojtjen e punonjësve shëndetësor. Po zbatohet në shumë vende të botës të prekur nga kriza e virusit COVID 19.
“Duke pasur parasysh faktin që një pjesë e madhe e punonjësve shëndetësor në botë, për fat të keq, janë të infektuar me COVID-19, ideja e trajnimit ishte në një periudhë tre javore të përfshihet numër i konsiderueshëm i punonjësve shëndetësorë nga të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor, me qëllim që të të miratojë masa unike mbrojtëse për personelin mjekësor dhe në të njëjtën kohë të sigurojë kujdes adekuat në fushën e parandalimit dhe përhapjes së infeksionit dhe kontrollit të situatës. Qëllimi i edukimit ishte konfirmimi i protokolleve për stabilizimin e të sëmurëve dhe reanimim fillestar, diagnostikimin dhe menaxhimin e situatës, skrining dhe triazh, si dhe përcaktimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor dhe zhvillimin e tij”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Fillimisht u zgjodh një grup prej 40 personave mjekësor, 20 mjekë dhe 20 infermiere të cilët e kaluan online trajnimin katërditor me trajnuesit nga Brown University nga SHBA. Ata më pas kanë bërë trajnimin e përafërsisht 2300 punonjësve shëndetësor nga të gjithë institucionet shëndetësore në vend.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...