Google ADS

Këto janë ministritë që do t’i marrë AAK-ja

12:40 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-së dhe AAK-së.

Në një konferencë për media kryetari i kësaj të fundit ka treguar ministritë që pritet t’i marrë partia e tij, raporton portali arbresh.info.

Zëvendëskryeministri i parë: Besnik Tahiri

Ministrinë e Drejtësisë: Selim Selimi

Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik: Blerim Kuqi

Ministrinë e Arsimit: Ramë Lika

Ministrinë e Punëve të Jashtme: Meliza Haradinaj-Stublla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme