Google ADS

E zbulojnë mediat gjermane, Sane shumë afër Bayern-it

12:30 | 29 Prill 2020
Arbresh Info

Ylli i Manchester City-t, Leroy Sane është shumë afër për tu transferuar te Bayern Munich.

Sane provoi gjatë verës së kaluar të transferohet në “Allianz Arena”, por lëndimi në ndeshjen ndaj Liverpool bëri që të humbë gjysmëen e sezonit dhe të ndalen bisedimet, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, interesimi i “Bavarezëve” përsëri mbetet i njëjtë dhe thuhet se transferimi do ndodh në verë.

Sipas Bild, trajneri i Bayern, Hans Flick ka biseduar me Sane rreth 30 minuta në telefon dhe është bindur që transferimi do ndodh.

Kartoni i gjermanit vazhdon të kushtojë 80 milionë euro./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme