Google ADS

Plagosja e djeshme në Shkodër, motive pronësie, arrestohet autori- kishte precedent penal të mëparshëm

12:26 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Është vënë në pranga autori i ngjarjes së djeshme në Shkodër, shtetasi H. I., i cili pas një konflikti për motive pronësie plagosi me pistoletë 50-vjeçarin G.B.

Autori, me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve të rënda ndaj personit. Vijon kontrolli dhe priten polumbarët, pasi dyshohet se autori e ka hedhur në lumin Buna armën e krimit.

Falë reagimit në kohë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lidhje me një konflikt që po ndodhte te Ura e Bunës dhe për pasojë ishte plagosur një shtetas, u bë e mundur që në kohë rekord të kapej dhe të shoqërohej në Polici autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. I., alias B. I., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi ky shtetas, për motive pronësie, plagosi me armë zjarri shtetasin G. B, 50 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për gjetjen e armës, pasi dyshohet se autori, pas plagosjes, mund ta ketë hedhur armën në lumin Buna.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë”./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme