Përderisa koronavirusi vazhdon të marrë jetën e mijëra njerëzve në ditë në të gjithë Europën, Slovakia po tregohet shumë e qëndrueshme.
Slovakia, me 5.5 milionë banorë, mbylli shkollat, dyqanet dhe kufijtë e saj më herët se çdo vend tjetër, pasi virusi po shënonte rritje në Itali. Ndërkohë, politikanët dhe gazetarët vendosën maska përpara se qeveria t’i bënte të detyrueshme, transmeton portal arbresh.info
Masat dhanë fryt, sepse gjashtë javë pas infektimit të parë, Slovakia ka raportuar vetëm 18 të vdekur dhe është në fund të listës për vendet e prekura nga Covid-19.
“Shpejtësia është thelbësore,” tha Eva Schernhammer, drejtuese e departamentit të epidemiologjisë në Universitetin Mjekësor në Vjenë. “Do të ishte ideale që të përfshini epideminë në një fazë kur mund të gjurmoni kontaktet e çdo rasti të ri. Slovakia ka bërë gjënë e duhur”, shtoi ajo.
Kreu i rajonit të Bratislavës, Juraj Droba, mbylli shkollat dy ditë pasi u raportua rasti i parë, një javë para pjesës tjetër të vendit, sepse ai “mund të shihte atë që po ndodhte në Itali”. Rajoni është shtëpia e më shumë se 10% të popullsisë së vendit, shkruan Bloomberg, transmeton portal arbresh.info
Kryeinpektori shëndetësor në Slovaki, Jan Mikas, gjithashtu urdhëroi policinë që të ndalonte një kolonë skiatorësh që po ktheheshin nga Austria dhe që të hynin në karantinë. Aty rreth 60 persona rezultuan pozitiv.
Qeveria ka vendosur që të bëj një rihapje të ngadaltë të ekonomisë, përderisa shkencëtarët thonë se është herët të thuhet që ‘lufta është fituar’.
“Nëse ky trend vazhdon, ne mund të themi se jemi një ndër vendet që ka vepruar shpejt dhe me saktësi ndaj Covid-19”, tha tha Martin Smatana, kreu i Institutit të Politikave Shëndetësore të qeverisë, i cili modelon përhapjen e virusit. “Në shumicën e popullsisë, virusi nuk po përhapet./arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...