Google ADS

Pas mposhtjes së koronavirusit, bëhet baba Boris Johnson

11:04 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Boris Johnson dhe Carrie Symonds kanë njoftuar lindjen e një djali këtë mëngjes.

Të dy, nëna  dhe bebja janë në gjendje të mirë, tha zëdhënësi, transmeton portali arbresh.info.

Një zëdhënës i Boris Johnson dhe Carrie Symonds tha: “Kryeministri dhe Symonds janë të ngazëllyer të njoftojnë lindjen e një bebeje të shëndoshë në spitalin e Londrës këtë mëngjes. Të dy janë në gjendje të mirë.

“Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit të NHS”.

Kujtojmë se javë më parë kryeministri britanik u diagnostikua me Covid-19, madje edhe u detyrua të shtrihet në spital për shkak të keqësimit të gjendjes. Ai kaloi dy ditë në kujdes intensiv. Tani edhe zyrtarisht Johnson i është kthyer detyrave të kryeministrit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme