Google ADS

Kryeministri i Japonisë: Vështirë të mbahen Lojërat Olimpike nëse pandemia nuk futet nën kontroll

10:38 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka thënë se do të jetë e vështirë të organizojë Olimpiadën vitin e ardhshëm, përveç nëse përmbahet pandemia.

Lojërat Olimpike në fillim ishte planifikuar të mbaheshin këtë vit, por u shtynë deri në qershor të viti 202, transmeton portali arbresh.info.

Ka pasur dyshime nëse fare do të mbahen lojërat.

“Ne kemi thënë që Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike duhet të mbahen në formë komplete, në kuptimin që atletët dhe shikuesit të marrin pjesë në mënyrë të sigurt”, tha Abe.

“Do të ishte e pamundur të mbahen lojërat në atë formë, përveç nëse pandemia kontrollohet.

Ai shtoi që Olimpiada “duhet të mbahet asisoj që tregon se bota ka fituar betejën kundër pandemisë së koronavirusit. Përndryshe do të jetë e vështirë të mbahen Lojërat.

Të martën Shefi i Lojërave, Yoshiro Mori tha se Lojërat Olimpike do të “hiqeshin” nëse nuk do të mund të zhvilloheshin në vitin 2021.

Japonia ka konfirmuar 13.895 infeksione dhe më shumë se 413 vdekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme