Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore online në 6 maj

10:43 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Pas një ndërprerje dy mujore për shkak të koronavirusit, në datën 6 maj do zhvillojë online mbledhjen Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Gjatë kësaj mbledhjeje, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtarë të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës.

Raportimi do të bëhet për periudhën nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri ne fillim të muajit Mars kur puna u ndërpre për shkak te situatës së krijuar nga covid 19./oranews

Të ngjashme