Google ADS

Që tri javë në izolim, shërohen 20 persona të infektuar në një kompleks banesor në Prishtinë

11:42 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Një lajm shumë i mirë që ndërlidhet me situatën e koronavirusit në Kosovë, është dhënë sot nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjithë të testuarit e kompleksit “Rrezja” në Prishtinë kanë dalë negativ me koronavirus, përfshirë edhe 20 personat e tjerë që ishin konfirmuar me COVID-19 nga ky kompleks, shkruan lajmi.net.

Madje, Ahmeti ka treguar se si disa familjarë në këtë kompleks janë përballur edhe me dhimbje të madhe, pasi që një person në këtë ndërtesë kishte ndërruar jetë.

Kompleksi “Rrezja” në Prishtinë ka qenë që tri javë në izolim.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Kompleksi Rrezja në Mati 1 ka qenë fokus i qytetin tonë në dy javët e kaluara. 20 raste pozitive në një ditë pas kontaktit me familjarë pas vdekjes së familjarit të tyre. Qe gati tre jave kemi bllokuar këtë kompleks. Me rast vdekje në shtëpi është dasht që familjarët të përballojnë edhe izolimin e plotë. E po ashtu edhe banorët e tjerë që e kishin të paqartë se pse po bllokohen edhe ata.

Jemi mundu me qenë afër me krejt kërkesat që banorët kanë pas. Kemi dezinfektu, furnizu, pastru aq sa kemi pas mundësi.

Mbrëmë, të gjithë të testuarit e kompleksit përfshi dhe ata që kanë qenë të infektuar dolën negativ. Super lajm!

E para, e kaluar qoftë për të gjithë ata që u përballen me virusin.

E dyta, falemnderit familjarëve te G. R. që përkundër humbjes u përballen me të gjitha kërkesat tona.

E treta, falemnderit banorëve të tjerë që pa ndonjë telashe të mëdha përballuan zinxhirin rreth kompleksit.

E katërta, falemnderit punëtorëve shëndetësor.

E pesta, falemnderit policisë që me mirëkuptim dhe përpikmeri zbatoj rekomandimet e institucioneve.

E gjashta, falenderoj ekipet e pastrimit, dezinfektimit, mirëmbajtjes dhe inspekcionit në krejt punët që kanë bërë.

Krejt në fund, keni shpëtuar jetë dhe keni ruajt qytetin nga shpërthimi i pandemisë.

Vazhdojmë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme