Gjirokastër, zbulohen 3 lokale me klientë brenda, gjobiten pronarët me nga 10 milionë lekë

10:00 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Edhe pse qeveria ka vendosur që lokalet mos të hapen deri në një vendim të dytë për shkak të Covid-19, jo të gjithë u janë bindur këtij urdhri.

Në qytetin e Gjirokastrës janë gjobitur 3 lokale me nga 10 milionë lekë pasi ushtronin aktivitetin në shkelje dhe kishte klientë brenda.

Gjobat janë vendosur nga inspektorët e ISHSH në Gjirokastër.

Deri më tani në këtë qytet nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme