Tottenham është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin Tanguy Ndombele.
23-vjeçari ka vuajtur nga lëndimet te Spurs dhe kjo ka bërë të mos arrijë të gjejë formën më të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka bërë 27 paraqitje, por disa ndeshje nuk ishte në formacionin startues dhe përformancat e tij janë kritikuar nga trajneri Jose Mourinho.
Mirëpo, forma e tij i ka pëlqyer Barcelonës dhe Juventus-it, skuadra të cilat e duan gjatë verës.
Barcelona e sheh Ndombele-n si pasuesi i Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, nëse këta dy të fundit largohen gjatë verës.
Kurse, “Zonja e Vjetër” është në dijeni të kritikave të Cristiano Ronaldo-s për mesfushorët momental, andaj preferon të transferojë mesfushorë të tjerë dhe francezi ndodhet në listë.
Sipas Telefoot, Spurs është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat nga dy klubet dhe nëse bëhet oferta e duhur atëherë do e lejojë të largohet.
Tottenham për Ndomebele kërkon 60 milionë euro, vlerë të cilën e paguan verën e kaluar te Olympiacos Lyon./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës