Moti sot dhe nesër

07:34 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira konvektive dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Reshjet e shiut parashihen të përcjellën me shtrëngatë dhe me breshër në vende të kufizuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme