Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se të mërkurën ose të enjten do të publikohen masat e reja lehtësuese për qarkullim dhe biznese.
Sipas tij, më 30 prill Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do t’ia dorëzojë pakon e masave lehtësuese që priten të hynë në fuqi më 4 maj.
“Lirimin e masave do ta bëjmë në disa etapa, në fillim lëvizja do të jetë më e gjerë se deri më tani, mund të dyfishohet. Nuk do të ketë rotacion, por vetëm një orar dhe do të vlejë për dy javë. Tregtia me pakicë pritet të hapet, ku distanca fizike do te jetë e obligueshme”, tha Vitia.
Ai tha se kjo do të jetë si një fazë testuese, nga 4 deri më 18 maj dhe sipas një analize epidemiologjike të IKShPK-së, do të vendoset për masat tjera lehtësuese.
Vitia tha se publikimi i këtyre masave varet nga puna e ekspertëve që janë duke punuar. Kurse, sa i përket heqjes së karantinës në Prishtinë, tha se nëse jo më herët me 4 maj, Prishtina do të hiqet nga karantina.
Ministi Vitia tha se në fazën e dytë është menduar hapja e një pjese të palestrave do të hapen, gjithnjë duke respektuar masat.
Vitia ka folur edhe për kërkesën e Behgjet Pacollit për të hynë në Kosovë, duke thënë se secili qytetar që dëshiron të rikthehet dhe ka dokumentacion shëndetësor, duhet ta dërgojë një email në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pastaj qendra operative, në bazë të dokumentacionit, vendoset nëse ai person shkon në karantinë apo vazhdon trajtimin e tij në shtëpi nën betimin se do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...