Për shkak të pandemisë dhe në Gjermani po diskutohet lidhur me të ashtuqujturën “triage”, pra kujt duhet t’i jepet përparësi për ndihmë mjekësore në rast të një katastrofe.
Në Spanjë, Itali dhe Francë, pacientë me COVID-19 vdiqën në korridoret e mbipopulluara të spitaleve, sepse në repartet e reanimacionit dhe të përkujdesjes intensive nuk kishte më vende të lira. Në shumë vende mjekët dhe personeli infermieror po përballen këto ditë me vendime tejet të vështira etike: ata duhet të vendosin se cilit pacient duhet t’i japin oksigjen dhe ta lidhin me aparatet ndihmëse dhe cilin jo. Një vendim pra për jetë ose vdekje.
Vendim në një situatë kritike
“Këtu kemi të bëjmë me çështjen e marrjes së një vendimi në një situatë kritike kur nuk ka më aparate të mjaftueshme për oksigjenin”, thotë dr. Uwe Janssens, kryemjek në Klinikën për Sëmundjet e Brendshme dhe Mjekësi Intensive në Spitalin St. Antonius në Eshwajler. “Ne duhet të marrim një vendim, se po mos marrin asnjë vendim do të thotë se të gjithë do të vdesin”.
Janssens është President i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane për Përkujdesjen Intensive dhe Mjekësinë Emergjente (DIVI). Më 23 prill kjo shoqatë paraqiti një version të rishikuar të “rekomandimeve kliniko-etike”, që duhet të shërbejnë si udhëzues për mjekët në situata krize.
Kritika nga shoqatat e personave me aftësi të kufizuara
Sipas këtyre udhëzimeve për secilin pacient duhet të merret në konsideratë perspektiva që mund të ketë terapia për të pasur sukses. Sipas shoqatës DIVI, sëmundjet e mëparshme të pacientëve, mosha, aspektet shoqërore apo fakti nëse dikush është me aftësi të kufizuar nuk janë kritere legjitime për të marrë vendimin e seleksionimit.
“Ne nuk e kemi fjalën për jetëgjatësinë afatmesme apo afatgjatë,” thotë Presidenti DIVI, “ne vetëm duam të mbijetojnë sa më shumë njerëz. Me këtë nënkuptojmë të gjithë: pacientët me aftësi të kufizuara, të moshuarit, të rinjtë, ata që vujanë nga demenca, pra të gjithë ata që kanë vërtetë shans për të mbijetuar.”
Kërkesa për rregullim ligjor
Por politikanët gjermanë janë skeptikë për këtë udhëzues. “Nëse mjekët do të ndjekin rekomandimet e DIVI-t, shumë persona me aftësi të kufizuara nuk do të kenë praktikisht asnjë shans për t’u trajtuar,” thotë Corinna Rüffer, anëtare e Bundestag-ut gjerman. Sipas saj këta pacientë mund të klasifikohen si “të dobët” dhe kështu mundet që një i ri me aftësi të kufizuara të përjashtohet nga trajtimit mjekësor reanimator. Kjo sipas saj përbën shkelje të nenit kushtetues për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe ndalimin e diskriminimit. Rüffer kërkon që parlamenti të vendosë për rregulla në raste të tilla. I ngarkuari i qeverisë gjermane për personat me aftësi të kufizuara, Jürgen Dusel, bën thirrje që të paktën të zhvillohet një debat parlamentar për këtë temë. Mjeku reanimator Janssens thotë se vërtet në Gjermani ekziston “një zbrazëti ligjore lidhur me të ashtuquajturin seleksionim “triage” sepse kushtetuta nuk e parashikon një gjë të tillë”. Sidoqoftë sipas tij një rregullim ligjor për të ashtuquajturin seleksionim “triage” do të ishte “varianti më i keq për të gjithë”.
Edhe Këshilli Gjerman për Etikën mendon se shteti nuk duhet të gjykojë mbi jetën e njeriut dhe të vendosë me ligj se cila jetë duhet shpëtuar me përparësi në një situatë konflikti.” Kjo çështje dhe vendimi përkatës duhet t’u lihet në dorë shoqatave profesionale./ DW
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...