Google ADS

Skrapar, 57 vjeçari me probleme mendore qëllon me armë zjarri drejt policisë

00:34 | 29 Prill 2020
Trina Galanxhi

Një 57 vjeçar me probleme mendore ka qëlluar në drejtim të policisë. Ngjarja ka ndodhur në Skrapar në lagjen “5 shtatori”.

Shtetasi me iniciale H. H fillimisht ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi 57 vjeçari, kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme