Covid-19 mund të dëmtojë edhe trurin

23:25 | 28 Prill 2020
Trina Galanxhi

Me ndryshimin e shijes, ose mos shijimin e ushqimit në fazat e hershme të infeksionit, ka gjasa që koronavirusi të dëmtojë edhe trurin e njeriut, duke dëmtuar kështu sistemin qendror nervor, thotë Ministria e Shëndetësisë në Rusi.

Përhapja e infeksionit nga rrjedhja e gjakut ose përmes cribrosa Lamina (një strukturë rrjetë pas syve) është gjetur të shkaktojë dëmtim të trurit, thuhet në raportin e publikuar sot, transmeton portal arbresh.info

Ndryshimet në sensin e nuhatjes së pacientëve (hiposmia) gjatë fazave të hershme të infeksionit mund të tregojnë ose dëmtim të CNS ose edemë mukoze të nazofaringut, thuhet në raport, duke shtuar se se shumë aspekte të patogjenezës së infeksionit të koronavirusit kërkojnë hulumtime të mëtejshme komplekse.

Deri më tani, 93.558 raste të koronavirusit janë regjistruar në Rusi, 867 vdekje, ndërsa 8,456 janë shëruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme