SHBA-të tejkalojnë shifrën e 1 milion personave të infektuar me Covid-19

22:32 | 28 Prill 2020
Arditë Shkodra

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tejkaluar shifrën 1 milionë persona të konfirmuar me Covid-19.

Shifra është bërë e ditur nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi në SHBA ka arritur në 56,749, gjithashtu shifër rekorde në nivel botëror.

Ndërkohë në të gjithë botën janë më shumë se 3 milion persona të infektuar me Covid-19.

Të ngjashme