Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Luke Shaw, ka thënë se anësori i Chelseat, Victor Moses, është kundërshtarëve më u fortë me të cilin është përballur, pavarësisht se gjatë karrierës së tij është ballafaquar edhe me yje si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Eden Hazard.
Mbrojtësi 24-vjeçar ka luajtur kundër disa prej futbollistëve më të mirë në botë që prej se debutoi në futbollin profesionist para tetë vjetëve – përfshirë kundër Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos – por është Moses ai që i ka lënë mbresa të paharrueshme.
Përfaqësuesi i Nigerisë, i cili është i huazuar në Inter momentalisht, ishte ndër lojtarët e veçuar të Chelseat nën drejtimin e Antonio Contes gjatë sezonit 2016/17, kur të kaltrit e fituan titullin.
Luke Shaw në duel me Moses kur luante për Southampton
“Njerëzit gjithmonë mendojnë se tallem, por njëra prej ndeshjeve të mia më të vështira ishte kundër Victor Moses në fillimet e mia si 17-vjeçar në Southampton”, tha Shaw për uebsajtin e Unitedit.
“Mbase sepse isha i ri. Ai ishte shumë i shpejtë, i drejtpërdrejtë dhe i fuqishëm. Ishte një sfidë për mua”, shtoi ai.
“Kam luajtur kundër lojtarëve si Gareth Bale, Lionel Messi dhe Eden Hazard, të gjithë ishin shumë të mirë por unë gjithmonë e mbaj në mend Victor Mosesin si një kundërshtar shumë të fortë”, theksoi ai. /Gazeta Express/
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...