Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se “nuk ka dëshmi se muajt e verës ndihmojnë në uljen e bartjes së coronavirusit dhe është e mundur që edhe gjatë periudhës së verës të ketë për disa masa restriktive”.
Ai tha se Komisioni i Shëndetësisë po i përgatit protokollet që duhet t’i respektojnë kompanitë dhe institucionet menjëherë pasi të hiqen masat dhe në të njëjtën kohë përgatitet për një valë të re gjatë vjeshtës, njofton Telegrafi Maqedoni. Filipçe thotë se vala e re do të na gjejë të përgatitur për shkak të përvojës së deritashme.
“Do të shohim nëse me lehtësimin e masave do të kemi rritjen e numrit të pacientëve. Kjo do të thotë se edhe gjatë muajve të verës mund të kemi nevojë të vendosim masa ndaluese. Momentalisht nuk dimë, na mbetet neve t’i ndjekim numrat, të bëjmë analiza dhe të shohim nëse disa faktorë ndikojnë në përhapjen e virusit”, tha Filipçe.
Filipçe bëri të ditur se do të hapen kufijtë megjithatë, ai shprehet i sigurt se OBSH do të vendosë masa.
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën