Google ADS

Dalin prova të reja se duhani mund të zvogëlojë rrezikun e koronavirusit

18:30 | 28 Prill 2020
A. B.

Sipas studimeve të fundit shumë prova cojnë në pretendimin se njerëzit që pinë duhan mund të kenë një rrezik më të ulët të sëmurit rëndë nga COVID-19.

Akademikët e Kolegjit Universitar në Londër rishikuan 28 punime dhe zbuluan se proporcioni i duhanpirësve në mesin e pacientëve në spital ishte ‘më i ulët se sa pritej’.

Një profesor i Shëndetit Publik tha se kishte diçka e çuditshme po ndodh me pirësit e duhanit dhe koronavirusit. Sipas tij, ekspertët po përpiqen të shpjegojnë këtë lidhje.

Një nga studimet tregoi se në Mbretërinë e Bashkuar përqindja e duhanpirësve në mesin e pacientëve COVID-19 ishte vetëm pesë përqind, një e treta e normës kombëtare prej 14.4 përqind.

Një tjetër hulumtim në Francë tregoi se shkalla e pacientëve të infektuar duhanpirës me virusin ishte katër herë më e ulët. /DailyMail/ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme