A ka nisur lidhje të re pas ndarjes nga Loredana? Flet Mozzik

18:14 | 28 Prill 2020
A. B.

Mozzik është një nga reperët shqiptarë më të komentuar.

Së fundmi përveç muzikës, me të cilën ai godet gjithmonë, Mozzik komentohet edhe për familjen e tij, gruan Loredanën dhe vajzën e tyre Hana, shkruan portali arbresh.info

Reperi ishte i ftuar sot në një intervistë te Rudina, ku foli rreth planeve për projektet e reja muzikore, po ashtu edhe për jetën private.

I pyetur se cili është statusi i tij aktual, Mozzik tha se është beqar dhe shtoi se është ende i ri, andaj ka kohë për lidhje të re.

Mozzik ka paralajmëruar publikimin e projektit më të ri muzikor, e që do të servohet në publik me 8 maj.

Kënga titullohet “Lass mal” ose në shqip “Lëre”, kurse për instrumentalin e saj është përkujdesur producenti Rrzon. Për klipin, i cili në video shihet se është realizuar në një vend malor, është kujdesur Shëndet Aliu.

Ky është projekti i dytë i tij i cili vjen në gjuhën gjermane, pasi që “Auf Wiedersehen” ka qenë i pari në këtë gjuhë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme