Google ADS

Aguero: Nuk i kuptoj njerëzit që e kritikojnë Messi-n në Argjentinë

17:18 | 28 Prill 2020
Arbresh Info

Ylli i Manchester City-t, Sergio Aguero ka mbrojtur kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ka dyshime të mëdha në Argjentinë, pasi Messi nuk është duke gjetur formën në Kombëtare të cilën e kalon te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Aguero ka thënë se nuk i kupton njerëzit që e kritikojnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

“Nuk i kuptoj ata që e kritikojnë Messi-n në Kombëtare. Është i pari që vuan për humbje dhe vazhdon”, deklaroi ai.

Messi me Argjentinën humbu në finale të Kupës së Botës në vitin 2014, ndërsa të njëjtin fat e pësoi edhe në Kupën e Amerikës gjatë viteve 2015 dhe 2016./arbresh.info.

Të ngjashme