Autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë sekuestruar 40 kg kokainë në portin e Livornos.
Droga e ndarë në 36 pako ishte fshehur në kutitë me banane në një anije që mbërrinte nga Amerika Latina.
Arkat me banane ishin porositur për llogari të një kompanie italiane në Emila Romagna e papërfshirë më parë në trafikun e drogës e ishte nisur nga një shoqëri bujqësore kolumbiane.
Sipas hetimeve të antidrogës italiane trafikantët kishin fshehur kokainën pa dijeninë e kompanisë italiane e do të tërhiqnin drogën para se arkat me banane të mbërrinin në magazinat e firmës.
Kokaina e arkat me banane u gjetën në një kontenier frigoriferik të një anije me falmur liberian e nisur nga porti kolumbian i Cartagenas e para se të mbërrinte në portin e Livornos kishte bërë ndalesa në portin Algeciras në Spanjë e në Maltë.
Kokaina ishte e një cilësie mjaft të pastër e sipas financierëve italainë do të sillte një përfitm tregu prej 6.4 milionë euro.
Porti i Livornons ka një fluks të madh trafiku ndërkombëtar mallrash.
Në vit mbërrijnë në këtë port rreth 900 anije të mëdha me kontenier e mesatarisht hyjnë çdo muaj në të rreth1000 kontenier nga Amerika Latine.
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar