Google ADS

Agjenti katalunas: Barcelona e do Lautaro-n më shumë se Neymar

15:57 | 28 Prill 2020
Arbresh Info

Barcelona preferon transferimin e yllit të Inter, Lautaro Martinez para sulmuesit të PSG-së, Neymar.

Gjiganti katalunas është duke provuar të transferojë dy lojtarët, mirëpo fokusimi është te argjentinasi, transmeton portali arbresh.info.

Kështu ka thënë agjenti katalunas, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

“Është e qartë që duam të transferojmë Neymar, por të jemi real, në këtë verë do jetë e pamundur”.

“Jemi më të sigurt për Lautaro se rikthimin e Neymar”, tha si.

Thuhet se Barcelona e sheh Martinez si pasuesi i Luis Suarez, andaj transferimi i tij është bërë prioritet./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme