Google ADS

Milan nuk e shet Rafael Leao-n

14:16 | 28 Prill 2020
Arbresh Info

Milan nuk janë të interesuar për të shitur sulmuesin Rafael Leao, gjatë merkatos verore.

Sipas Calciomercato, “Rosonerët” e shohin Leao si lojtar që do shkëlqejë, andaj e duan në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.

20-vjeçari në muajt e fundit është lidhur me kalimin në Premierë Ligë, por ende asnjë skuadër angleze nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Leao thuhet se i pëlqen të qëndrojë te Milan sepse është duke mësuar shumë gjëra nga Zlatan Ibrahimovic.

Gjatë këtij sezoni Leao ka bërë 22 paraqitje në Seria A dhe Kupën e Italisë dhe ka kontribuar me dy asistime e dy gola./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme