Google ADS

Mitrovicë e Veriut, rreth 100 mijë euro pritet të kushtoj rregullimi i tavanit të një shkolle

14:01 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Shkolla e mesme teknike, Mihailo Petrović në Mitrovicën e Veriut do të rinovohet.

Saktësisht do të bëhet renovimi i mureve dhe tavanet të korridorit por vlera e parashikuar e kontratës arrin në afër 100 mijë euro.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq për kontratën me titull ‘Rinovimi i mureve dhe tavaneve të korridorit në shkollën e mesme teknike të mesme Mihailo Petrović në Mitrovicën e Veriut”, ka parashikuar të shpenzohet vlera prej 90 mijë euro.

Kohëzgjatja e kontratës është gjashtë muaj ndërsa pritet të bëhet rehabilitimi i mureve dhe tavaneve të korridorit në sipërfaqe prej 2780m².

Gjithashtu përfshihet edhe pastrimi i dyshemeve të bodrumit sipërfaqe totale prej 260m²

“Projekti parashikon rehabilitimin e mureve dhe tavaneve ekzistuese të korridorit, në një shumë prej 2780m² sipërfaqe, së bashku me suvanë ekzistuese, restaurim të pjesshëm të mureve dhe tavaneve, trajtim me ngjitës dhe rrjetë, tjegulla, pikturim deri në 1.5m bojë të yndyrshme, dhe më lart me bojë gjysmë shpërndarëse . Është e nevojshme të pastrohen dyshemetë e bodrumit me hidroizolim në qeramikë, sipërfaqe totale prej 260m², si dhe dyshemetë e mureve të dhomës të përdorura nga jquiers në zonën e parketit me sipërfaqe 20m² me zëvendësimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe instalimin e lavamanëve”, thuhet në sqarim të kontratës.

Tek kushtet e pjesëmarrëse përmenden vërtetim nga Administrata Tatimore, certifikata e regjistrimit të biznesit, pasqyrat e qarkullimit financiare nga banka të paktën për tri vitet e fundit e të tjera.

Ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 18.05.2020 e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve. Aplikimi do të bëhet vetëm përmes platformës ës prokurimit elektronik ndërsa hapja e tenderëve në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Tek informacionet shtesë thuhet se operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme