Agjenti i Federico Bernardeschi, Beppe Bozzo ka konfirmuar se ka pasur bisedime mes klientit të tij dhe Barcelonës.
Mirëpo, lojtari asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga Torino, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka thënë Bozzo për Calciomercato, duke hedhur poshtë spekulimet se italiani do largohet.
“Nuk kam takuar drejtorët e ndonjë klubi tjetër për Bernardeschi-n. E vetmja gjë ishte me Barcelonën”.
“Ishte vetëm shkëmbim ideve, asgjë tjetër. Është e mërzitshme për Federico të lexojë këto lajme, por i di të gjitha spekulimet dhe nuk mendon të largohet nga Juve”, theksoi agjenti.
Federico mbetet i lidhur me transferimin te Milan./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës