Barcelona i jep leje Juventus-it për të biseduar me Arthur

11:06 | 28 Prill 2020
Arbresh Info

Barcelona i ka dhënë dritën e gjelbër Juventus-it për të nisur negociatat me Arthur Melo.

23-vjeçari u transferua në “Camp Nou” në verë të vitit 2018, ndërsa këtë sezon ka bërë 23 paraqitje duke shënuar katër herë dhe ndihmuar me katër asistime, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Arthur është përfshirë në ofertën e Barcelonës për yllin e Juventus-it, Matthijs de Ligt.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona e ka lejuar “Zonjën e Vjetër” të bisedojë me brazilianin për ta bindur të transferohet në Torino.

Të interesuar për shërbimet e Arthur mbesin Inter dhe Tottenham./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme