Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit dhe pronarit të Televizionit Puls, Nenad Milenkovic, që ndodhi dje në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportimeve, Milenkoviç është sulmuar nga katër persona të maskuar para ndërtesës komunale të Mitrovicës së Veriut, transmeton arbresh.info.
Milenkovic ka marrë tretman mjekësor, pas goditjeve që ka pësuar në kokë dhe trup.
AGK kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojë motivet e sulmit dhe ta zbulojnë këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias.
AGK u bënë thirrje të gjithë akterëve lokal ta dënojnë incidentin dhe të angazhohen për të parandaluar kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...