Google ADS

Real Madrid – Varane, zhvillimet e fundit

10:16 | 28 Prill 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane ende nuk ka dëgjuar asnjë të re nga klubi për rinovimin e kontratës.

Kontrata momentale e francezit skadon në vitin 2022, por ende nuk ka nisur negociatat për ta rinovuar, transmeton portali arbresh.info.

Sipas AS, “Los Blancos” do fillojnë këto bisedime pasi të kryhet pandemia e koronavirusit sepse janë të bindur se 26-vjeçari nuk do largohet.

Manchester City i Pep Guardioles se bashku me Manchester United dhe PSG kanë interesim të madh për francezin, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Kartoni i Varane thuhet se prek shifrën e 75 milionë eurove./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme