Google ADS

Napoli heq dorë nga Samuel Umtiti, arsyeja është kartoni i lojtarit

10:09 | 28 Prill 2020
Arbresh Info

Napoli nuk është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.

Sipas Gazzetta dello Sport, “Napolitanët” nuk janë të kënaqur me çmimin e kërkuar nga Barcelona, andaj janë duke shikuar alternativat, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona është e hapur për të dëgjuar ofertat për francezin, por nuk do e shesë nën vlerën 50 milionë euro.

Ky çmim nuk i ka pëlqyer klubit italian sepse kartoni i lojtarit nuk është zvogëluar pavarësisht krizës së koronavirusit.

Të interesuar për Umtiti-n mbesin Manchester United dhe Arsenal./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme