Rusia kapërcen Kinën me raste të regjistruara me Covid-19

10:10 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Rusia ka kaluar Kinën për nga numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, pasi që shifra u rrit në 87,000.

Rusia, shteti më i madh në botë për nga territori, është në izolim qëkur presidenti Vladimir Putin njoftoi mbylljen e shumicës së hapësirave publike në fund ta marsit. Këto masa do të skadojnë në 30 prill dhe Putin ende nuk ka thënë nëse ai planifikon t’i zgjasë ato, transmeton portali arbresh.info.

Anna Popova, kryesuesja e mbikëqyrësit rus të sigurisë Rospotrebnadzor, tha për televizionin shtetëror që sipas pikëpamjes së saj, masa duhet të mbeten në fuqi deri me 12 maj.

Më parë kryeministri Mikhail Mishushin i kërkoi qeverisë së tij të paraqiste propozime deri të enjten për të lehtësuar disa prej kufizimeve për bizneset.

Shumë firma kanë paralajmëruar se ata rrezikojnë të falimentojnë nëse bllokimi vazhdon, dhe mijëra punëtorë janë pushuar nga puna.

Mishustin i tha një takimi në internet të qeverisë se sa më shpejt që situata fillon të përmirësohet “ne do të duhet të konsiderojmë një anulim hap pas hapi të kufizimeve për disa kompani e operacione”.

Të hënën, autoritetet raportuan 6.198 raste të reja të koronavirusit të ri, duke e çuar totalin në 87.1147, me 794 vdekje.

Moska planifikon të hapë dy spitale të reja, me 1.500 shtretër secila, në muzeun e Ministrisë së Mbrojtjes Patriot dhe në qendrën e ekspozitës Crocus, një herë një vend për koncerte marramendëse, raportoi të hënën biznesi RBC.

Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh në vend, po e shndërron gjithashtu Lenexpo, e cila dikur ishte nikoqire e forumit më të lartë ekonomik të Rusisë, në një spital të përkohshëm me 1000 shtretër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme