Google ADS

Patrulla policie në hyrje të Lungomares, nuk lejohen shëtitjet

09:58 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Në hyrje të Lungomares janë vendosur disa patrulla policie të cilët u kërkojnë qytetarëve respektimin e masave për Covid-19.

Nuk lejohen që njerëzit të shëtisin por lejohen të kalojnë vetëm rezidentët dhe ata të cilët janë pajisur me një leje dalje.

Të gjithë personat që nuk kanë një leje dalje këshillohen të kthehen, dhe në rast mosbindjeje do të gjobiten.

Gjithashtu në zonën e plazhit nuk do të lejohet asnjë person.

Policia lokale ka angazhuar rreth 20 efektivë vetëm përgjatë vijës bregdetare./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme