Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, tash e një muaj është vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Gjermani.
Ndonëse ka anuluar turneun e koncerteve për shkak të pandemisë, ajo këtë kohë po vazhdon t’i mbajë aktiv fansat me fotografi e video nga më të ndryshmet.
Gjatë ditës së sotme, biondja ka pozuar atraktive nga makina përmes së cilës ka dërguar një mesazh për ndjekësit e saj.
https://www.instagram.com/p/B_frcMRFzjL/?utm_source=ig_embed
“Merrni numrin tim nëse keni nevojë për mbrojtje”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
Artistja 24-vjeçarja duket atraktive me një palë syze e shami në kokë, ndërsa ka marrë vëmendje me dukjen tërheqëse.
https://www.instagram.com/p/B_LGvNCl9n-/?utm_source=ig_embed
Krahas fotografisë, nuk munguan as komplimentet nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe fansat e saj.
Në karantinë, Lori ka publikuar edhe një këngë në bashkëpunim me artistin Zuna të titulluar “Du bist mein”.
Me këtë të fundit u përfol se është në një lidhje dashurie, spekulim të cilin e hodhi poshtë vet reperi me anë të një deklarate të ndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...