Presidenti i Paraguai Mario Abdo Benitez ka bërë publike të hënën se mësimi në shkolla do të qëndroj i mbyllur deri në dhjetor.
Benitez tha “edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar se fëmijët kanë më pak shansa të infektohen me koronavirus,” tha se qeveria ka një obligim që të ketë kujdes për shëndetin e qytetarëve.
“Ne e dimë se ky vendim është i padëgjuar më parë”, tha Benitez. “Unë do të doja të kërkoja bashkëpunim, kryesisht nga prindërit dhe nga sektori i arsimit.”
“Unë e di se do të jetë një vit i vështirë, por ne kemi besim se do të jemi në gjendje të zhvillojmë dhe thellojmë kapacitetin tonë në përdorimin e teknologjisë brenda sistemit arsimor,” shtoi ai.
Paraguai ka së paku 228 raste me koronavirus dhe 9 viktima./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...