Google ADS

Elbasan, 53-vjeçari gjendet i varur në tualetin e shtëpisë

18:53 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, në qytetin e Elbasanit.

Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në tualetin e shtëpisë së tij.
Viktima është gjendur nga familjarët pa shenja jete.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 53-vjeçari ishte pronar i një pike exchange në Elbasan.
Ende nuk dihet shkaku i këtij akti tragjik, ndërkohë policia po vijon mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme