Mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e cila pritet të mbahet në ora 16:00 ku si rend dite do të jetë kërkesa e senatorëve për shkarkimin e rektorit të këtij universiteti Ramadan Zejnullahu, ka zgjuar reagime të përfaqësuesve të arsimit në nivele të shtetit.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani ka kërkuar të mos ndërpritet puna e rektorit Ramadan Zejnullahu.
Në një prononcim për “Zërin”, Hasani deklaron se mbrojtja e rektorit jep shpresë për cilësi dhe arsim evropian.
“Nuk duhet të ndërpritet rektori. Duhet përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit për këto veprime në Këshill Drejtues”, ka thënë Hasani.
Ai ka vlerësuar punën e rektorit në zbatimin e ligjit dhe statutit, si dhe në ngritjen e cilësisë në arsim.
“Duhet të mbjellim dije e kulturë, edukatë dhe mirësjellje. Vetëm me dije mund të krijojmë vlerë dhe dinjitet, si dhe të jemi të barabartë në vlerësim në konkurrencë me universitetet e Evropës”, ka thënë Hasani.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...