Të famshëm për makaronat e tyre tradicionale, prodhuesit në Gragnano të Italisë po i rikthehen ngadalë aktivitetit të tyre, të ndërprerë prej koronavirusit.
Shumë klientë, përfshirë dhe jashtë kufijve, i anuluan porositë për shkak të pandemisë dhe ne e gjetëm veten dhe depot plot dhe pagesa të pashqyera, tha Antonino Moccia, që punon në biznesin familjar La Fabbrica della Pasta.
‘’Prodhimi ka filluar, por vetëm me 50% të kapacitetit. Puna po ecën mjaft ngadalë, prandaj nuk ka shumë njerëz këtu. Kemi lënë vetëm tre persona në turn’’.
‘’Dëmi në fakt, është mjaft i madh. Unë besoj se tani do të fillojnë të ndihen vërtet pasojat e kësaj situate, sepse për një muaj t`i mund të menaxhosh edhe stoqet që ke. Por periudhën më të vështirë them se e kemi përpara nesh’’.
Moccia pret që humbjet e këtij viti të shkojnë në 40%, dhe kjo në rastin më të mirë, kur nuk do të ketë sipas tij, “ zhvillime të tjera negative”./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...