“Nuk ka asnjë raport që tregon se Kim Jong-un është duke marrë vendime politikë si zakonisht që nga 11 prilli”, sipas Yoon Sang-hyun.
Një zyrtar i Koresë Jugore ka thënë se mungesa Kim Jong-un në paraqitje publike tregon se “ai nuk është duke punuar si normalisht”, pas disa spekulimeve se lideri i Koresë Veriore është sëmurë rëndë.
Edhe pse qeveria e Koresë Jugore ka hedhur poshtë thashethemet në lidhje me shëndetin e Kim Jong-un, duke insistuar të dielen se ai është “gjallë dhe mirë”, mirëpo pyetjet vazhdojnë.
Yoon Sang-hyun, kryetari i komitetit të jashtëm dhe bashkimit në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut, tha në një mbledhje të ekspertëve të hënën, pasi mungesa e gjatë e udhëheqësit të Koresë së Veriut tregon se “ai nuk është duke punuar si normalisht”.
“Nuk është asnjë raport që tregon se ai ka marr vendime politike si zakonisht që nga 11 prilli, gjë që na lë të mendojmë se ai ose është sëmurë ose është vetë izoluar nga shqetësimi i koronavirusit,” tha Yoon.
Thashethemet mbi shëndetin e Kim Jong-un filluar pasi ai nuk u shfaq në sy të publikut në festën më të madhe të vendit me 15 prill.
Sipas Reuters, Kina ka dërguar në ekip doktorësh special për të udhëzuar Kim Jong-un të enjten, disa ditë pasi gazeta e përditshme Daily NK citoi disa burime ku thuhej se lideri i Koresë së Veriut i’u është nënshtruar një operacioni të zemrës./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’