Google ADS

Presidenti Thaçi bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë

14:57 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë.

Ai tha se kërkon drejtësi për të gjitha krimet në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Thaçi  tha se janë kryer mbi 400 masakra, vrarë mbi 10 mijë civilë dhe dhunuar mbi 20 mijë gra.

“Sot shënojmë ditën e të pagjeturve, ditën e vuajtjen dhe dhimbjes e pikëllimit për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, për këtë çështje të sensibilizimit edhe në rrafshin ndërkombëtar. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civil, ende nuk dihet mbi fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile, ka vrarë mbi 1.300 fëmijë, ushtria dhe policia serbe kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare, po ajo ushtri ka dëbuar mbi 1 milionë qytetarë dhunshëm”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme