Google ADS

“Lautaro nuk është fenomen”

14:33 | 27 Prill 2020
Arbresh Info

Legjenda italiane, Jose Altafini e ka quajtur yllin e Inter, Lautaro Martinez lojtar të mirë, por jo fenomen.

Barcelona është duke u munduar ta transferojë Martinez, pasi e shohin si pasuesi i Lusi Suarez, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Altafini ka thënë se Martinez nuk është fenomen, por është lojtar i mirë.

“Është lojtar i mirë, mirëpo jo fenomen”.

“Vetëm Ronaldinho, Ronaldo braziliani, Messi dhe Neymar mund të konsiderohen fenomen. Është lojtar i mirë, por ka dallim nga të tjerët”, theksoi ai.

I interesuar për Martinez mbesin shumë skuadra si Manchester City, United, PSG dhe Real Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme