Google ADS

Haaland zbulon dy idollët e fëmijërisë, të dy kanë luajtur për United

13:13 | 27 Prill 2020
Arbresh Info

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka zbuluar dy idollët e fëmijërisë dhe të dy kanë luajtur për Manchester United.

Norvegjezi ka thënë se dy legjendat e “Djajve të Kuq”, Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic ishin të preferuarit si fëmijë, transmeton portali arbresh.info.

“Idolli im si fëmijë… kam shumë”.

“Shumë lojtarë të mëdhenj nga Zlatan te Ronaldo, këto lojtarë”.

“Nuk mund të them një, andaj do them dy: Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic”, tha ai.

19-vjeçari ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni duke shënuar më shumë se 40 gola, ndërsa thuhet se kërkohet nga Juventus, Real Madrid dhe Manchester United./arbresh.info.

Të ngjashme