Google ADS

Robben konfirmon se mund t’i rikthehet futbollit

12:47 | 27 Prill 2020
Arbresh Info

Legjenda e Bayern Munich, Arjen Robben ka deklaruar se mund t’i rikthehet futbollit.

Ish ylli i PSV, Cheslea-s dhe Real Madrid-it u pensionua pasi i skadoi kontrata me “Bavarezët”, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, holandezi ka thënë se ndoshta mund të rikthehet për të luajtur përsëri.

“Në fillim nuk e mungova futbollin aspak. Por, pastaj fillova të mendoj ‘Hej, ndoshta mund të luaj përsëri'”.

“Gjithmonë e kam këtë ndjenjë. Me këtë virus, është e çuditshme për të gjithë. Ndoshta ka ende futboll nga unë. Jam atlet”, theksoi ai.

Pritet të shihet nëse gjatë verës Robben do bëhet me skuadër të re./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme