Kalon 3 milionëshin numri të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

12:41 | 27 Prill 2020
Arbresh Info

Gjithsej 3.003.352 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 3 milionë, transmeton arbresh.info.

Gjithsej 3.003.352 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 987.322 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 226.629 raste, Italia me 197.675, Franca me 162.100, Gjermania me 157.770, Britania me 152.840, Turqia me 110.130, Irani me 90.481 dhe Rusia me 87.147 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 82.830 raste.

Vendet e tjera me mbi 10 mijë të infektuar janë si në vijim:

“Brazili (63.100), Kanadaja (46.895), Belgjika (46.134), Holanda (37.845), Zvicra (29.61), India (27.977), Peruja (27.517), Portugalia (23.864), Ekuadori (22.719), Irlanda (19.262), Suedia (18.640), Arabia Saudite (17.522), Izraeli (15.466), Austria (15.225), Meksika (14.677), Singapori (14.423), Japonia (14.153), Kili (13.331), Pakistani (13.328), Polonia (11.761), Rumania (11.036), Koreja e Jugut (10.738), Bjellorusia (10.463), Emiratet e Bashkuara Arabe (10.349) dhe Katari (10.287)”.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 207.094 njerëzve deri më tani, ndërsa 882.552 njerëz janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin shërimin./arbresh.info/AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme