Milan shihet si destinacioni i radhës për mbrojtësin e Juventus-it, Daniele Rugani.
Rugani ka dështuar të jetë në formacionin e Maurizio Sarri-t, duke qenë zgjedhja e pestë në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, “Bianconerët” synojnë ta shesin gjatë verës, por në këmbim kërkojnë 20 milionë euro.
Thuhet se “Rosonerët” do e përdorin miqësinë e italianit me Alessio Romagnoli-n, për ta bindur të transferohet në “San Siro”.
Nga ana tjetër, Rugani është i gatshëm të largohet, por kërkon kontratë me vlerë tre milionë euro në sezon.
Napoli dhe Fiorentina gjithashtu kanë interesim për Rugani-n./arbresh.info.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?