Google ADS

Henderson: Nuk shkëmbeva fanellën me Messi-n shkaku i Roy Keane

10:52 | 27 Prill 2020
Arbresh Info

Kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson ka thënë se ka refuzuar mundësinë për të shkëmbyer fanellën me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Henderson luajti në dy ndeshjet kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, trofe të cilin e fituan sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, anglezi ka thënë se nuk ka shkëmbyer fanellat shkaku i fjalëve që i kishte thënë ish trajneri Roy Keane, gjatë kohës kur ishte te Sunderland.

“Ishte hera e parë që isha në fushë me Lionel Messi-n. Luan me ndryshe kur e sheh në dallim me televizion. Është i shpejtë”.

“Duke menduar për gjuajtjen e lirë, ende nuk mund ta besoj që e shënoi. Mendoja se do pasonte”.

“Kam treguar sa i mirë është Alisson, por Messi shënoi në korner dhe Ali nuk arriti të mbronte, ishte perfekt”.

“Asnjëherë nuk mendova ta pyes për fanellë. Roy Keane me tha se kur e pyet ndonjë për fanellë, është sikur t’iu lutësh”, deklaroi ai.

Liverpool këtë sezon ka nevojë vetëm për dy fitore që të fitojë Premierë Ligën, ndërsa janë eliminuar nga Liga e Kampionëve./arbresh.info.

Të ngjashme