Google ADS

Këtë javë fillon publikimi i raporteve të institucioneve nga ZKA

10:48 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Këtë javë do të filloj publikimi i raporteve të auditimit të rregullsisë për Pasqyrat Financiare Vjetore 2019 nga , Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Në fazën e parë do të publikohen  23 raporte.

Kështu ka bërë të ditur ZKA përmes një komunikate për medie, shkruan arbresh.info.

Aty thuhet se do të publikohen raportet 11 prej të cilave i përkasin institucioneve të nivelit qendror; një  institucioneve të pavarura, si dhe 11  institucioneve të nivelit lokal.

“Në fazën e parë, do të publikohen njëzetetre (23) raporte, prej të cilave: njëmbëdhjetë (11) i përkasin institucioneve të nivelit qendror; një (1) institucioneve të pavarura, si dhe njëmbëdhjetë (11) institucioneve të nivelit lokal (komunave). Përkatësisht, do të publikohet raporti i auditimit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK); Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS); Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL); Ministrinë e Drejtësisë (MD); Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor (MMPH); Ministrinë e Mbrojtjes (MM); Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS); Ministrinë e Integrimit (MI); Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS); Doganën e Kosovës; Zyrën e Kryeministrit (ZKM); Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ); Komunën e Mamushës; Komunën e Klinës; Komunën e Deçanit; Komunën e Prishtinës; Komunën e Mitrovicës së Jugut; Komunën e Leposaviqit; Komunën e Vushtrrisë; Komunën e Rahovecit; Komunën e Ferizajt; Komunën e Podujevës dhe për Komunën e Shtërpcës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme