Agjenti: Do jetë kënaqësia ime që ta sjellë Igor te Real Madrid

10:33 | 27 Prill 2020
Arbresh Info

Agjenti i Igor Gomes, Wagner Ribeiro ka thënë se shpreson ta sjellë klientin e tij te Real Madrid.

“Los Blancos” kanë dërguar disa agjentë për ta vëzhguar Gomes gjatë 12 muajve të fundit dhe thuhet se janë ndarë të kënaqur, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, braziliani kërkohet edhe nga Barcelona e Sevilla, por Riberio ka thënë se shpreson që të arrihet marrëveshja me “Galaktikët”.

“Igor është në radarin e shumë klubeve të mëdha në Evropë”.

“Kishte bisedime në Madrid. Është ëndrra ime ta dërgojë te Real Madrid, nëse do ishte mundësia, do ta bëjë me kënaqësi”, theksoi agjenti i Gomes.

Gomes ka kontratë me Sao Paulo deri në vitin 2023, kurse klauzola është 50 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme